Haxhi Shala Mbetet në Arrest Shtëpiak

Edhe në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës Haxhi Shalës i është konfirmuar arresti shtëpiak.

Vendimin me të cilin deputetit të Nismës iu caktua arresti shtëpiak më 2 dhjetor e kishte kthyer në rivendosje Gjykata e Apelit.

Por edhe sot kur u rivendos për masën e sigurisë ndaj Shalës, Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendim që ai të mbetet në arrest shtëpiak.

Lajmin për arrestin shtëpiak të Shalës e konfirmoi avokati i tij Naser Sopjani.

Sopjani gjatë seancës kishte kërkuar ndërprerjen e kësaj mase për të mbrojturin e tij.