Haradinaj Pritje të Veçantë për Eliot Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj shprehu falenderimet e tij për Engel të cilin e quajti mik të shqipëtarëve.

Eliot Engel, shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Hajdar Bajraktari dhe personalitete të tjera.

Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës duke i dhuruar një stemë.