Foto: Enver Hoxhaj/Facebook

Hoxhaj: Engel, autoritet i pazëvendësueshëm politik e moral për të vërtetën për Kosovën

Kongresisti amerikan Eliot Engel pas 32 vjetësh është larguar nga Kongresi amerikan.

Falënderim për Engel ka shprehur edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.