Haradinaj në familjen e Dardan Gashit për ngushëllime

Me rastin e vdekjes së albanologut Skënder Gashi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e tij për ngushëllime.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se Kosova e humbi një njeri të çmuar.

“Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar. I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar”, ka shkruar Haradinaj.

Albanologu Skënder Gashi ka vdekur pasditen e së enjtes së kaluar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen komemorative të organizuar për vdekjen e Gashit e ka dekoruar atë me medalje presidenciale.

https://kallxo.com/thaci-e-dekoroi-me-medalje-presidenciale-skender-gashin/

.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!