Daut Haradinaj | Foto: Facebook

Haradinaj: Marre nëse s'ka kuorum për Rezolutën për të zhdukurit

Deputeti i AAK-së,  Daut Haradinaj tha se nuk pajtohet me kolegët e tij që Kosova i ka marrë Serbisë ‘Jerusalemin’, ngase siç tha “Kosova ka qenë e jona”.

Ai tha se e di kush ka bërë agresion, kush ka vrarë, e kush ka zhdukur dhe se nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi.

Marrjen e “Jerusalemit” të Serbisë, siç tha se e quante Serbia Kosovën, e përmendi Milaim Zeka në fjalën e tij.

Ai tha se do të kishte dëshirë që në fund të këtij debati të paktën ata deputetë që kanë diskutuar të kthehen në sallë për të votuar rezolutën.

“Do të dalim qesharakë, gjithë këta lotë krokodili që i qitëm e n’fund mos me pas kuorum është marre. Marre prej djalit të Ukshin Hotit e zonjën Bogujevci që i ka provu këto në lëkurën e saj”, tha Daut Haradinaj.