Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj: Komuniteti egjiptian ka bërë shumë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Amfiteatrin e Fushë Kosovës për të shënuar Javën e Egjiptianëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj tha se ka shprehur falënderimin dhe respektin për angazhimin që ky komunitet ka dhënë për zhvillimin e vendit.

“Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës, dhe si Qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se bashkërisht, me një vendim të Qeverisë kanë shpallur 24 qershorin, Ditë të Egjiptianëve të Ballkanit, si ditë memoriale e cila sipas tij, duhet të respektohet në vazhdimësi.