Gruaja e Kandidatit Vehbi Berisha Flet për Bashkëshortin

Adelina Ahmeti- Berisha është bashkëshortja e kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga partia Fjala, Vehbi Berisha.

Sipas Adelinës, kandidati Berisha e dëgjon në vendimet që merr megjithëse nuk i ndihmon shumë në kuzhinë.

Bashkëshortja e ‘Djalit të hasretit’ , e përshkruan atë si një njeri të thjeshtë, të fjalës dhe të besës.

“Vehbiu nuk ka hy në garë për Kryetar as për pare, ka hy vetëm si njeri i thjeshtë, njeri për qytetarët e Komunës së Drenasit”, thotë Ahmeti- Berisha.

Mangësia e kandidatit Berisha sipas bashkëshortes së tij është vetëm stresi.

Berisha dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debat të moderuar nga Jeta Xharra.

KALLXO.com dje ka publikuar video të shtëpisë së Vehbi Berishës të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

http://kallxo.com/shtepia-e-vehbi-berishes-e-xhiruar-nga-droni/