Vizita në Minierën e "Trepçës"

Gjykata Kushtetuese Refuzon 'Listën Serbe' për Trepçën

Gjykata Kushtetuese ia ka hapur rrugën Presidentit të Kosovës që ta nënshkruajë Ligjin për Trepçën.

Në vendimin e publikuar sot, kjo gjykatë e ka shpallur të papranueshme ankesën e grupit parlamentar “Lista Serbe” ndaj këtij ligji.

Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur ligjin e miratuar këtë muaj në Kuvend si kushtetues për nga përmbajtja dhe procedura e ndjekur për miratim në Kuvend.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar edhe kërkesën e Listës Serbe për ta shpallur një “masë të përkohshme” ndaj këtij ligji.

Ligji duhet të hyjë në fuqi deri më 2 nëntor, në mënyrë që Trepça t’i shpëtojë likuidimit.

http://kallxo.com/lista-serbe-pret-vendim-korrekt-te-kushtetueses/