Aksidenti. Foto: TV21

Gjendja e të Lënduarit në Aksidentin Tragjik në Prishtinë

Drejtori i Klinikës Emergjnte Basri Lenjani tha për RTV21 se pasmesnatës kanë pranuar dy të lënduar në aksident dhe pas ekzaminimit mjekësor nga plagët e mara ka vdekur personi i katërt i aksidentuar, grua e moshës mesatare ndërsa personi i pestë i moshës 17 vjeçare është duke u trajtuar në mjekimin intensiv në QKUK.

Sipas mjekut Rexhep Gjyliqi, gjendja e të lënduarit 17 vjeçar është e rëndë pasi që ka pësuar lëndime të brendshme të mushkërive, thyerje te brinjëve, kërdhokës dhe disa lëndime të tjera.

Më poshtë gjeni disa fotografi  nga vendi ku ndodhi aksidenti mbrëmë pasmesnate në të cilin humbën jetën katër persona dy gra dhe dy burra./21Media

Foto: TV21
Foto: TV21
Foto: TV21