Gazetarët Kundër Mbylljes së Gjykatave

Vetëm sot, brenda ditës, Gjykata Themelore në Prishtinë përzuri gazetarët nga seancat në rastet “Stentat” dhe në atë “Mekaj”.

Në rastin e paë, pjesë e procesit gjyqësor është ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe një numër I madh mjekësh për një skandal që plasi në vitin 2014.

Në të dytin, protagonist është ish kryetari I Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.

AGK shprehu shqetësimin për mbylljen e këtyre dy rasteve ndërsa kërkoi nga gjykatat që të jenë më transparente në punën e tyre.

“Shprehim kundështimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë. AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

http://kallxo.com/vazhdon-mbyllur-gjykimi-salih-mekajt/

Asociacioni  tha se sot është dëshmuar se gjykata në Prishtinë nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.

“Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije  Gërguri. Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend”, thuhet në reagim.

AGK iu bën thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparenë në drejtësi.

http://kallxo.com/vetem-1-minute-pamje-nga-gjykimi-ne-rastin-stenta/

“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së, me dy vendimet e sotme, Gjykata Themelore ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë.

“AGK është poashtu thellësisht e zhgënjyer me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve”, tha AGK.