Galeria ‘Hani i 2 Robertëve’ hap nesër ekspozitë me veprat e Agron Mulliqit

Rreth 50 piktura të artistin Agron Mulliqi do të ekspozohen nesër, më 31 tetor 2018, duke filluar nga ora 19:00 në Galerinë- restorantin “Hani i 2 Robertëve”.

Veprat që do të ekspozohen në këtë ekspozitë do të jenë të formateve të ndryshme, ndërsa prezantojnë copëza nga realiteti kosovar i 5 vjetëve të fundit.

Autori i ekspozitës, Agron Mulliqi, ka potencuar në një prononcim për KALLXO.com se në ekspozitën e nesërme do të ekspozohet veprat e realizuar prej tij gjatë viteve të fundit, përmbajtja e të cilave lidhet me atë që po përjeton qytetari i sotëm kosovar.

“Janë 50 punime në letër të punuara në 5 vitet e fundit dhe që lidhen dhe shprehin realitetin kosovar”, ka thënë Mulliqi.

Ekspozita do të qëndrojë e një muaj e hapur në “Hanin e 2 Robertëve”.