Facebook - Foto: REL/Reuters
Fushë Kosovë, arrestohet pasi kanosi një grua në ‘Facebook’
11.2.2019 - 13:02
Një burrë është arrestuar pasi që përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka kanosur një grua.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hamdi Grajqevci’ në Fushë Kosovë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.