Aksidenti mes një veture civile dhe një veture të Policisë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Vetura e Policisë e Përfshirë në Aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin afër Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.

Sipas një qytetari që ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com në këtë aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.

Në foto shihet se vetura që është përplasur me atë të Policisë ka pësuar dëme goxha të mëdha.

Dëme ka pësuar edhe vetura e Policisë, e cila është transportuar nga “merimanga”.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti as nëse ka të lënduar.

Policia është në vendin e ngjarjes.