FOTO: Qytetari e zbraz një kamion qymyr, e bllokon rrugën në ‘Bregun e Diellit’

Një qytetar i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka blerë qymyr, me gjasë për ta shfrytëzuar për ngrohje gjatë dimrit të ardhshëm.

Mirëpo, qymyrin e ka zbrazur në rrugë, duke shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

Një qytetar ka thënë se për shkak të qymyrit të shkarkuar në rrugën “Hajrullah Abdullahu”, frekuentuesit kanë pasur vështirësi për të kaluar, për shkak se rruga është ngushtuar aq sa është bërë pothuaj e pakalueshme.

Qytetari ka thënë se me këtë problem janë përballur që nga mëngjesi, ndërkohë që qymyri ende nuk është larguar nga rruga.

Këto janë fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com nga qytetari.

Për shkak të përdorimit të qymyrit për ngrohje nga qytetarët, Prishtina dhe qytetet e tjera përreth janë përballur viteve të fundit me nivele të larta të ndotjes së ajrit.

https://kallxo.com/ramadani-ajri-tejet-i-ndotur-ne-prishtine-qendroni-ne-shtepi/

https://kallxo.com/ajri-i-ndotur-ne-prishtine-pamje-nga-droni/

https://kallxo.com/foto-ndotja-ne-prishtine-dhe-fushe-kosove/