Foto nga vendi i aksidentit në Tetovë, një ditë pas

13 persona vdiqën pasditen e djeshme dhe dhjetëra janë lënduar në një aksident në autostradën Shkup-Tetovë, pasi rrokullisjes së një autobusi.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku pas një ditë u largua autobusi i cili ishte rrokullisur me rreth 40 pasagjer në një largësi deri 20 metra.

Siç u raportua dje, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe, kishte deklaruar se 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital.

Aksidenti ka ndodhur rreth orë 16:30 në autostradën Shkup – Tetovë,  afër pikës së pagesës së parë në Saraj.

Ndërkaq, ende janë duke u zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

 

https://kallxo.com/shkon-ne-13-te-numri-i-te-vdekurve-nga-autobusi-i-rrokullisur-ne-rrugen-shkup-tetove/