FOTO: Mbushet me flamuj kombëtarë autostrada në Kosovë e Shqipëri

Që nga kyqja në autostradën “Ibrahim Rugova” e deri në pikën kufitare në Vërmicë, e madje edhe brenda territorit të Shqipërisë dikush ka vendosur qindra flamuj kombëtarë përgjatë autostradës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në të cilat shihen flamujtë kombëtarë të vendosur në “ishullin” që ndan dy anët e autostradës.

Qytetari ka thënë se nuk e di arsyen e vendosjes së flamujve kombëtarë, të cilët kështu janë edhe brenda territorit të Shqipërisë përgjatë Rrugës së Kombit.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.