FOTO: Kosova shënon dy gola të shpejtë në ndeshjen me Ishujt Faroe

Dy gola janë shënuar brenda 4 minutave në ndeshjen mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Ishujve Faroe.

Me golin e Arbër Zenelit në minutën  ‘50, përfaqësuesja e Kosovës kaloi në epërsi në ndeshjen kualifikuese të grupit të 3-të për Ligën e Kombeve.

Katër minuta më vonë, gol për Kosovën shënoi edhe Atdhe Nuhiu.

Foto nga festimi i golave.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në një stadium brenda territorit të saj.

Stadiumi i FC Prishtina “Fadil Vokrri” pas rinovimit i ka plotësuar standardet e UEFA-s.

Deri më tani, kombëtarja e Kosovës ndeshjet si vendëse i zhvillonte kryesisht në Shkodër.