Foto: Atdhe Mulla

FOTO - Flamuri amerikan në gjysmë shtizë në nderim të ish-Presidentit George H.W. Bush

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan në nderim të jetës e veprës së ish-Presidentit George H.W. Bush.

Në këtë rast, kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi tha se do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndaj popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E kemi ulur në gjysmë shtizë në sheshin “Bill Klinton”, që me këtë veprim duam të tregojmë se ne dimë dhe duam të respektojmë veprimet e miqve tanë e posaçërisht ish-presidenteve dhe presidenteve të SHBA-së. Kemi paraparë që me rastin e vdekjes se një miku të madh dhe një personaliteti ka ndikuar që më vijën e kuqe mos të ndodhin shumë nga veprimet në masakra të shumta që t’i ndodhin popullsisë sonë të pafajshme nga Serbia”, tha ai.

Rexhepi paralajmëroi edhe aktivitet tjera në nderim të ish-Presidentit amerikan.

Foto: Atdhe Mulla

“E kemi paraparë që të hapet Libri i Zisë qe do të jetë sot edhe nesër në zyrat e shoqatës, si dhe kemi paraparë që të mbajmë disa ligjërata në disa shkolla fillore ose të mesme apo në kolegje të caktuar private”, shtoi kryetari Rexhepi.

Ai njoftoi se para një muaji në ‘Facebook’ kishte paralajmëruar se kishin përgatitur një palë rroba nacionale kanë planifikuar t’ia dërgojnë ish presidentit tashmë të ndjerë.

George. H.W. Bush, Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vdekur me 01.12.2018 në moshën 94 vjeçare.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla