Rexhepi ka thënë se kjo është bërë si shenjë respekti ndaj ShBA-së si sponzorizuesit më të mëdhenj të shtetkrijimit të Kosovës.

“Pak më parë për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës, e me qëllim të respektimit të sponzorizuesit të krijimit të shtetit – SHBA-në, aktivisti i shoqatës z. Ismet Islami e vendosi një flamur të ri amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë” ka shkruar ai në facebook. / RTK