Fillojnë ligjërata vetëdijësuese kundër rriqrave

Komuna e Malishevës ka njoftuar se nga nesër do të startohet me mbajtjen e ligjëratave vetëdijësuese për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, të cilët e bartin virusin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Ligjëratat do të mbahen në shkollat e fshatrave Llazicë dhe Balinvë, ndërsa këto ligjërata do t’i mbajnë profesionistë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

“Këto ligjërata do të mbahen në bashkëpunim me Këshillin Komnal për menaxhimin e EHKK në Malishevë” thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.