Foto: Ilustrim

Fëmija Goditet nga Vetura

Një fëmijë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK) pas lëndimeve të marra nga goditja e veturës.

Policia njofton se ai është goditur nga një ngasës 46 vjeçar në rajonin e Mitrovicës.

Sipas policisë së rajonit të Mitrovicës, vozitësi me inicialet D.N. nga pakujdesia ka goditur me veturë fëmijën duke i shkaktuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17 në rrugën rajonale Mitrovicë- Skenderaj, në fshatin Klinë e Ulët.

Për vozitësin si shkaktar i aksidentit është caktuar masa e ndalimit policor.