Faton Topalli, VV, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Faton Topalli Revoltohet- Nuk Parashtron Pyetje

Faton Topalli, njëri nga të akuzuarit për lotsjellësin në Kuvend, nuk i parashtroi asnjë pyetje dëshmitarit dhe kolegut Armend Zemaj.

Topalli e ndërmori këtë veprim në shenjë revolte, pasi kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra nuk lejoi Zemajn të përgjigjet në disa pyetje të deputetëve të akuzuar.

Topalli bashkë me Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.