
Foto: Atdhe Mulla
Kalon Pengesën e Parë Projektligji për Amnistinë e Deputetëve që Hodhën Gaz
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës e ka aprovuar në parim Projektligjin për Amnistinë.
Me këtë projektligj përcaktohen procedurat për amnistimin e atyre që kanë hedhur gazin në Kuvendin e Kosovës.
Projektligji u miratua me 4 vota për, 1 abstenim dhe 1 votë kundër.
Kundër projektligjit për amnistinë votoi deputeti i LDK-së Korab Sejdiu, ndërsa Albulena Haxhiu, kryetarja e Komisionit për Legjislacion abstenoi pasi është njëra nga përfitueset e mundshme të këtij ligji.
Albulena Haxhiu bashkë me Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin më 3 janar 2018 u dënuan me burgim me kushte për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
http://kallxo.com/denohet-me-burg-deputeti-albin-kurti/
Procese tjera ndaj deputetëve për hedhje të lotsjellësit në Kuvend janë duke u zhvilluar.
Edhe në vitin 2013 Kosova kishte shpallur amnisti, pasi projektligji për të ishte miratuar në Kuvend.