6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Familjet e turqve të deportuar kanë paditur Qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot duke komentuar gjetjet rreth deportimit të shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se familjet e të deportuarve kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mosrespektim të të drejtave të njeriut.

“Deportimi i shtetasve turq, tani unë kam dëgjuar se familjet kanë paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, për mosrespektim të të drejtave të tyre të caktuara në bazë të ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai më tutje deklaroi se qeveria e ka marrë seriozisht çështjen e deportimit të shtetasve turq.

Ne po ashtu kemi filluar një hetim të brendshëm. Hetimi që vjen prej AKI-së, shumica e materies nuk është publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë. Pra, e kemi drejtuar seriozisht”, sqaroi kryeministri Haradinaj.

Shtetasit turq u arrestuan në fund të marsit e më pas u deportuan në Turqi.