Muharrem Sfarqa, Kryetar i Ferizajt

Faktet e Shpejta për Ferizajn

Kur ia kanë dhënë votën për ta qeverisur Ferizajn për katër vitet e ardhshme, votuesit e tij ishin të bindur se Muharrem Sfarqa do të bënte mrekulli në qytet.

Sfarqa i LDK-së ia ka marrë komunën PDK-së atëherë kur kjo parti kishte krijuar një bazë të fortë të mbështetjes në këtë qytet.

Vitet po ikin shpejt dhe Muharrem Sfarqa tash po e sheh veten në gjysmë të mandatit, me një pasqyrë të asaj çka ka premtuar, çka ka bërë dhe çka mundtë bëjë për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Ja disa nga faktet e Ferizajt nën qeverisjen e Muharrem Sfarqës:

1. Komuna e Ferizajt për vitin 2014 ka pasur buxhet 23 milionë e 256 mijë euro.

2. Komuna e Ferizajt për vitin 2015 ka pasur buxhet 25 milionë e 659 mijë euro.

3. Muharrem Sfarqa ka premtuar 3000 vende pune, thotë se janë punësuar 2500 për dy vjet.

4. Sfarqa e ka punësuar gruan e tij në shëndetësi.

5. Asamblistë të PDK-së dhe VV-së në Ferizaj kanë kaluar në LDK.

6. Sipas premtimeve të Sfarqës në bujqësi është dashur të investohen çdo vit nga 1 milion e 260 mijë euro.

7. Gjatë qeverisjes së Sfarqës Ferizaj është bërë për herë të parë me semaforë.

8. Dhjetëra fshatra në Ferizaj nuk kanë ujë të pijshëm.

9. Komunës së Ferizajt revidimin e dy planeve rregulluese ia ka anuluar Ministria e Ambientit.

10. Spitali i premtuar nga Sfarqa nuk ka nisur ende.

11. Statusi i teatrit të qytetit “Adriana Abdullahu” nuk ka ndryshuar.

12. Në Ferizaj janë punësuar dhjetëra familjarë dhe të afërm të partisë së Sfarqës dhe partnerëve në koalicion.

http://kallxo.com/karamelet-e-svarqes-te-shijshem-per-asamblistet-e-opozites/