Recep Tayyip Erdogan dhe Gjorge Ivanov, Foto: Kayhan Ozer/AP

Erdogan Shtyn Maqedoninë t'i Shtypë 'Terroristët Gylenistë'

Presidenti i Maqedonisë, Gjirgji Ivanov, ka vizituar Ankaranë duke kërkuar mbështetje për mosmarrëveshjen e saj me Greqinë, por ka ndeshur në kërkesa të reja për të vepruar kundër armiqve të presidentit turk në Maqedoni.

Ndërsa Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan, i kujtoi Maqedonisë se Ankaraja priste që ajo të bashkëpunonte më shumë në luftën kundër armiqve të Erdoganit midis mbështetësve të klerikut në mërgim Fetullah Gulen.

“Ne duam të shohim Maqedoninë të marrë masa paraprake kundër anëtarëve dhe institucioneve të FETO-s”, tha Erdogan më 20 shkurt, duke përdorur një akronim për atë që Ankaraja e ka quajtur “Organizata Terroriste Fethullah”, duke iu referuar rrjetit të klerikut mysliman në ShBA, Fethullah Gulen.

“Ne do ta pastrojmë Ballkanin nga FETO me ndihmën e miqve tanë”.

Ivanov gjithashtu iu drejtua FETO-s si një grup terrorist që deklaroi se Maqedonia është “e vetëdijshme për atë që e keqja i është shkaktuar Turqisë nga organizatat terroriste, veçanërisht nga Organizata Terroriste Fetullah – FETO”.

“Ne shprehëm mbështetjen për të gjitha institucionet e zgjedhura në mënyrë legjitime në Turqi.

“Është e drejta sovrane e Turqisë për të mbrojtur qytetarët e saj dhe kufijtë e saj nga të gjitha format e terrorizmit … Ne kemi rënë dakord që zyrtarët tanë të sigurisë dhe institucionet e inteligjencës do të bashkëpunojnë më shumë në lidhje me terrorizmin”, shtoi Ivanov.

Ankaraja pretendon se Fethullah Gulen, një ish-aleat i Erdoganit i cili tani jeton në mërgim në SHBA, ishte pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet të korrikut të vitit 2016 në Turqi.

Gyleni vetë këmbëngul se nuk ka të bëjë fare me përpjekjen për grushtshtet dhe ka kërkuar nga një komision ndërkombëtar që të hetojë grushtshtetin e dështuar.

Kjo nuk e ka ndalur Ankaranë nga arrestimi i më shumë se 60 mijë “Gulenistëve” të dyshuar në Turqi, duke mbyllur shkollat, kolegjet, OJQ-të, kompanitë dhe mediat e lidhura me të dhe duke kërkuar që qeveritë e huaja të bëjnë të njëjtën gjë.

Zyrtarët turq kanë bërë presion ndaj Maqedonisë dhe shteteve të tjera në rajonin e Ballkanit për të shtypur OJQ-të, kolegjet, kompanitë dhe mediat e lidhura me Gulenin dhe për të dorëzuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Gulen.

Ivanov, megjithatë, vizitoi Ankaranë për të kërkuar mbështetjen turke në mosmarrëveshjen e vendit me fqinjin e saj Greqinë rreth emrit të saj, të cilin Athina e kundërshton.

Në një konferencë të përbashkët shtypi Erdogan tha se vizita e Ivanov solli në kujtesë lidhjet e vjetra ndërmjet dy vendeve.

“Mosmarrëveshja e ‘emrit’ është vendimtare për integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Turqia ishte vendi i parë që njohu vendin nën emrin e tij kushtetues [Republika e Maqedonisë]. Ne do të ruajmë qëndrimin tone, ne nuk kemi hezitim në politikën tonë”, tha Erdogan.

“Nëse marrim një vendim në politikën tonë të jashtme, nuk e ndryshojmë kurrë, ne vdesim, por nuk e ndryshojmë”, shtoi ai.

“Republika e Maqedonisë dhe Turqia kanë një miqësi tradicionale. Takimet tona të shpeshta janë një shenjë e besimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe miqësisë”, përsëriti Ivanov i Maqedonisë, duke falënderuar Turqinë për mbështetjen e saj për përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me NATO-n, të mbajtur nga mosmarrëveshja e emrit me Athinën.

Ai gjithashtu falënderoi ushtrinë turke për ndihmën dhe mbështetjen e saj për ushtrinë maqedonase dhe e cilësoi Ankaranë si partner strategjik të Shkupit.

Erdogan tha se marrëdhëniet dypalëshe u diskutuan në takim dhe se vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve mund të rritet.

“Marrëdhëniet tona të përsosura politike duhet të jenë një shembull për marrëdhëniet ekonomike dhe investimet turke pritet të rriten në disa sektorë”, shtoi Ivanov.