Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/AP

Erdogan: Nuk u Besoj Aspak Amerikanëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë kundër interesave të Turqisë, Iranit, e ndoshta edhe kundër atyre të Rusisë në veri të Sirisë, ku po vazhdojnë të dërgojnë pajisje në rajonet e kontrolluara nga kryengritësit kurdë, deklaroi sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë fjalimit të mbajtur para anëtarëve të partisë së tij në Parlamentin e Turqisë, Erdogan tha se nuk u beson deklaratave të amerikanëve kur thonë se po dërgojnë 5 mijë kamionë dhe 2 mijë aeroplanë transportues me armatim, për të pajisur kurdët për luftë kundër “Shtetit Islamik”.

Presidenti turk me këtë rast tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë mënyrë po bëjnë llogari kundër Turqisë, Iranit, e ndoshta edhe të Rusisë.

Erdogan përsëriti sërish kërkesën që forcat amerikane të tërhiqen nga qyteti sirian, Manbixh, duke theksuar se amerikanët duhet të tërhiqen nga aty, në mënyrë që ushtria turke t’ia kthejë qytetin pronarëve të vërtetë, pra popullit sirian./21Media

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!