Ende nuk ka asnjë të ndaluar nga Policia për vdekjen e punëtorit në Pejë

Një person ka vdekur dje pas lëndimeve që mori ne vendin e tij të punës, ku humbi njërën dorë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në lidhje me rastin është në fazën e grumbullimit të informatave dhe provave me veprimet e caktuara hetimore.

“Ky rast në prokurori do iniciohet me dyshimin se në veprimet e punëdhënësit a ekzistojnë elementet të veprës penale “ asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse  dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë, dhënë për KALLXO.com.

Tutje prokuroria ka njoftuar se  trupi i pajetë i viktimës  me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi.

KALLXO.com ka raportuar sot për vdekjen e viktimës.

https://kallxo.com/vdes-personi-i-cili-humbi-doren-ne-vendin-e-punes/

.