Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ekspozon Armën në Autobus, 3 të Arrestuar

Dy qytetarë kanë raportuar në Polici se derisa po udhëtonin me një autobus, një i dyshuar ka ekspozuar një armë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 :00 në Obiliq.

Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar pasi që arma është bartur te njëri-tjetri.

Njësiti policor ka konfiskuar armën Ekol dhe tre fishekë të cal. 9 mm.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit  të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.