Foto: OTTOnomy/Facebook

Ekspozitë për Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë Gjatë Luftës së Ftohtë

George Tames, një fotograf i njohur i Shtëpisë së Bardhë në The New York Times gjatë viteve 1945-85, mori imazhe të disa Presidentëve të SHBA-ve dhe liderëve politikë.

Një ekip i hulumtuesve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri janë duke i përdorur këto imazhe për të hulumtuar jetën në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, vendlindja e babait të Tames.

Ekspozita Presidentët Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë: Një retrospektivë përmes lensës së George Tames, fotoreporter shqiptaro-amerikan në New York Times, e organizuar nga fondacioni me seli në Tiranë ‘OTTOnomy’ në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të ekspozohet në Prishtinë, këtë javë.

OTTOnomy është një qendër e artit, kulturës dhe edukimit që ka për synim të promovojë shërimin dhe dialogun për trauma kolektive historike. Ekspozita e Tames e vë të kaluarën komuniste të Shqipërisë në bisedë me marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë në periudhën e Luftës së Ftohtë, shpjegoi Drejtori dhe Koordinatori i të Drejtave të Njeriut në OTTOnomy, Lori Amy.

OTTOnomy është një qendër arti, kulture dhe edukimi e cila ka për qëllim promovimin e shërimit dhe dialogut rreth traumave kolektive historike. Ekspozita e Tames e vë të kaluarën komuniste të Shqipërisë në bashkëbisedim me marrëdhëniet shqiptaro- amerikane gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, thotë Drejtorja e Akademisë OTTOnomy dhe Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Lori Amy.

“Ekspozita vizualisht shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore, konsolidimin e Luftës së Ftohtë, vitet e gjata të ngrirjes së Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e armëve nukleare, si dhe vite që çuan në ‘transicion’”, shtoi ajo.

Praktikantët e OTTOnomy shikuan gati në 60 vite të gazetave komuniste dhe zgjodhën 32 artikuj për ti ekspozuar së bashku me fotografitë për të demonstar sesi mediat shqiptare kanë raportuar për administratën që Tames e ka fotografuar.

“Brenda Shqipërisë, kjo ekspozitë ishte pjesë rivendosjes së vijave lidhëse në med të gjeneratave të reja dhe historitë për të cilat gjyshërit dhe prindërit e tyre janë duke luftuar ende…mund ta shihni se si ata [praktikantët e OTTOnomy] ja kanë dalë, se di ideologjitë e Luftës së Ftohtë i kanë formësuar vetëdijen e prindërve të tyre dhe gjyshërve të tyre”, tha Amy.

Ekspozita do të hapet të hënën (sonte) në orën 19 në Bibliotekën Kombëtare dhe do të qëndrojë e hapur deri më 8 prill çdo ditë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 20:00, si dhe të shtunën nga ora 7 deri në 14:00.