Foto-ilustrim

Dy zona të Prishtinës mbeten 8 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani”, lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth në Prishtinë, se nesër ndërmjet orës 9:00 dhe 17:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas një komunikate për media, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Punimet teknike realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./21Media