ARKIV: Reagimi i policisë pas një rasti të therjes | Foto: KALLXO.com

Dy Therje me Thikë në 24 Orët e Fundit

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër ka sulmuar fizikisht me thikë atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervstimit me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe në Ferizaj gjatë ditës së djeshme një i mitur kishte raportuar në polici se në një lokal pas një mosmarrëveshjeje me një person është sulmuar me thikë.

I sulmuari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Ferizajt. Nuk raportohet për të arrestuar.

KALLXO.com edhe dhjetë ditë më parë shkroi për dy të lënduar me thika në Prishtinë e Gjilan.

http://kallxo.com/dy-te-lenduar-nga-therjet-thike/

Në vitin e kaluar zënkat dhe mosmarrëveshjet shpesh përfunduan edhe me therje e lëndime.

http://kallxo.com/zenka-e-te-rinjve-perfundon-therje-thike/

http://kallxo.com/dy-te-mitur-te-dyshuar-per-therjen-afer-shkolles/