Foto: Ilustrim

Dy të Arrestuar për Vrasje në Tentativë

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan rreth një rasti të cilin Policia po e trajton si vrasje në tentativë.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në rr. “Arben Ramadani”, në Gjilan, mbrëmë rreth orës 21:30.

Policia fillimisht ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ka pësuar lëndime të rënda në kokë, për çka është dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar dhe sipas tij plagosja ka ndodhur në momentin kur i dyshuari  ishte duke manovruar me armë, e cila aksidentalisht ka shkrepur dhe ka qëlluar viktimën.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm, e cila dyshohet të jetë shkrepur nga  arma e llojit “Ekol Tuna“, e cila është konfiskuar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.