Ilustrim

Dogana konfiskoi mallra të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar disa mallra të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia.

Në njoftim thuhet se njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku kanë ndaluar autobusin e një kompanie që kishte linjën Novi Pazar – Prishtinë.

Këto mallra janë gjetur në pjesë të ndryshme të autobusit, e veçanërisht në bagazh

“Malli i sekuestruar është si me poshtë: Tekstil origjina Serbi, Material higjenik origjina Serbi, Nargile origjina Turqi”, thuhet në njoftim.

Më tej është sqaruar se i gjithë malli tashmë është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarit ka filluar procedura kundërvajtëse.

Foto: Dogana e Kosovës
Foto: Dogana e Kosovës