Dita e punëtorive në ‘FemArt’

Me punëtorinë “Krijimi i posterave feminist” me trajneret Blerta Hoçia dhe Silvia Basso, nis sot dita e katërt e Festivali “FemArt”.

Punëtoria do të mbahet në Fakultetin e Arteve të UP-së, ku gjatë kësaj punëtorie përmes një forme të veçantë të dizajnit grafik, do të portretizohen gratë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë botërore.

Më vonë po në Fakultetin e Arteve nga ora 15:00 deri në 16:00, do të vazhdohet më një prezantim  të  Sivia Basso: “Bisedë me Silvia Basso: “Ilustrimi, Gjuha dhe Inovacioni”.

Ndërkaq, po në kudër të “FemArt” sot pas dite në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga ora 17:30 deri 19:00, do të mbahet panel- diskutimi “Gratë artiste në vendimmarrje”, me panelistet: Burbuqe Berisha/Ks, Vjosa Berisha/Ks, Dijana Milosevic/Srb, Besa Luzha/Ks, Merita Smaja/Ks, Jehona Shyti/Ks, Ema Andrea /Al.

Dita e katërt e festivalit “FemArt”, do të përfundojë në teatrin ODA, me shfaqjen teatrale nga Japonia “La Grand Cahier”, që mbahet nga ora 20:00 deri 21:30.