‘FemArt', me edicion special në 10-të vjetorin e themelimit

Edicioni i 10-të i Festivalit “FemArt” do të mbahet nga data 14 deri më 23 qershor 2022 në Prishtinë, me moton “Nga revolucioni në evolucion”.

Ky edicion, sipas njoftimit të “Artpolis”, që e organizon festivalin, vjen për të shpërfaqur aftësinë e grave dhe burrave artistë dhe aktivistë, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqen.

Festivali hapet me premierë e shfaqjes “Kosova: Toka e shpirtrave të trazuar” me autore Shqipe Malushin, dhe regji të Zana Hoxhës.

Kjo shfaqje është një dëshmi e përjetimeve të shumë grave që vjen si thirrje për të kujtuar dhe pranuar të kaluarën, ndryshuar të tashmen, dhe ndërtuar të ardhmen.

“Poezitë në lëvizje të Shqipe Malushit dramatizohen, inskenohen e jetësohen nga Trupa Artistike e Artpolis më 14 qershor, 2022, nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në dhjetë vjetorin e “FemArt”, organizatorët bëjnë të ditur se do të prezantohen 24 aktiviteteve nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Austria, Portugalia, Spanja, Izraeli, Reunion Island, Italia dhe Franca që sjellin shfaqje teatrore, balet flamenko, vallëzim bashkëkohorë, koncert, konferenca, diskutime, trajnime dhe punëtori.

Aktivitete këto këtij edicioni të ‘FemArt” që do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin “Dodona”, Teatrin “Oda”, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku”.

‘FemArt 10’ -programi:

Fem Art Programi