Foto: Ilustrim

Digjet një lokal në “Marigona Rezidence”

Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas një zjarri i cili ka kapluar një lokal në lagjen “Marigona Rezidence” para pak orëve.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:20.

“Një lokal është përfshirë nga zjarri, ku dy persona janë lënduar nga tymi dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK. Nga njësia patrulluese policore e cila gjendet në vendngjarje jemi njoftuar se në lokacion kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe zjarri është lokalizuar nga ta”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Ai shtoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga njësitë kompetente”, tha Hoxha.