Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Dështon Seanca në Rastin e ish-Drejtorit të Shkollës Teknike

Seanca e sotme gjyqësore në rastin e ish-drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” të Prishtinës, Shemsi Lushaku, nuk është mbajtur për shkak se mungoi prokurorja e rastit.

Në fakt, prokurorja e kishte njoftuar Gjykatën se nuk do të mund të ishte e pranishme, prandaj kishte kërkuar shtyrjen e saj.

Në këto kushte, kryetari i trupit gjykues vendosi që seanca e radhës të mbahet më 13 tetor 2016.

Ish-drejtori i Shkollës Teknike në seancat e kaluara është deklaruar i pafajshëm.

http://kallxo.com/ish-drejtori-shkolles-teknike-ndihet-pafajshem/

Shemsi Lushaku akuzohet se si person zyrtar gjatë periudhës kohore 2010-2013, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, ka përvetësuar më shumë se 8,600 euro.

Në këtë rast shtyrje ka pasur edhe më herët.

Në qershor pala e dëmtuar- përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, nuk ishte në gjendje të jepte dëshminë me arsyetimin se nuk i posedonte asnjë nga  shkresat e lëndës, për çka seanca ishte shtyrë.