Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Ish-Drejtori i Shkollës Teknike Shpallet i Pafajshëm

Ish-drejtori i Shkollës Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, Shemsi Lushaku, është liruar nga akuza për përvetësim të kundërligjshëm.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë e shpalli të pafajshëm Lushakun pasi nuk gjeti prova që e inkriminojnë atë.

Shemsi Lushaku akuzohej për përvetësimin e kundërligjshëm të 8.624.72 eurove.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Lushaku ka përvetësuar shumën në fjalë në kohën sa ishte drejtor i Shkollës Teknike “28 Nëntori”, gjatë viteve 2010-2013.

Ish-drejtori gjatë tërë gjykimit ndaj tij është deklaruar i pafajshëm.

KALLXO.com ka raportuar edhe me parë për këtë rast.

http://kallxo.com/deshmon-eksperti-financiar-ne-gjykimin-e-drejtorit-te-shkolles/

http://kallxo.com/ish-drejtori-shkolles-teknike-ndihet-pafajshem/

http://kallxo.com/shtyrje-e-serishme-e-gjykimit-te-drejtorit-te-shkolles/

http://kallxo.com/deshton-seanca-ne-rastin-e-ish-drejtorit-te-shkolles-teknike/