Ilustrim: Pixabay

Derbi Kika –Bashkimi përfundon me 7 të paraburgosur

Derbi i Ligës së Parë të Kosovës në futboll ndërmjet Kikës dhe Bashkimit i zhvilluar në Hogosht të Kamenicës përpos rezultatit të barabartë në fushë ka krijuar edhe një epilog tjetër.

Hiç më pak se 7 persona kanë përfunduar të ndaluar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në një njoftimin të Gjykatës Themelore të Gjilanit bëhet e ditur se  kjo gjykatë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve A. S., F. V., A. S. R. V., F. A., Z. L. dhe H. A., në kohëzgjatje prej 1  muaji.

“I pandehuri A. S. dyshohet se me datë 02.09.2018 rreth orës 17:25 minuta në fshatin Hogoshtë gjatë zhvillimit të ndeshjes futbollistike KF “Kika” dhe KF “Bashkimi” ka sulmuar zyrtarin policor I. B., i cili është dashur të marr ndihmën mjekësore, me këto veprime i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftiin e Gjykatës në Gjilan.

Ndërsa të pandehurit e tjerë F. V., A. S., R. V., F. A., Z. L. dhe H. A. dyshohet se kanë penguar personat e tjerë zyrtarë, më ç’rast kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.