Nga ndeshja e parë Kosovë-Kroaci | Foto: Atdhe Mulla

Shiu Ndërpret Ndeshjen Kroaci-Kosovë

Shiu që ra gjatë gjithë ditës, por edhe në kohën e zhvillimit të ndeshjes Kroaci- Kosovë bëri që përballja e dytë për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018 në mes të këtyre dy ekipeve të ndërpritet.

Ndeshja Kroaci-Kosovë është shtyrë dhe ajo mund të zhvillohet nesër.

Gjatë më shumë se 20 minutave të zhvilluara topi më shumë notonte nëpër ujë dhe ndalej nëpër fushë, sesa qarkullonte mes lojtarëve.

Kosova në ndeshjen e parë me Kroacinë u mposht me rezultatit 6:0