Ndeshja FC Drita - FC Prishtina - Foto: Atdhe Mulla FOTO: Ilustrim

Katër të mitur arrestohen pas ndeshjes Drita – Prishtina

Policia e Kosovës  ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve katër të mitur pas ndeshjes futbollistike Drita – Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti për pjesëmarrje në turma, për huliganizëm dhe dëmtim të pronës.

“Po me urdhër të prokurorit 12 personat e  dyshuar janë dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.