Shyqyri Haxha raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar për PTK dhe Vala. FOTO: KALLXO.com

Denoncimi i ish-drejtorit të PTK: Më kërcënuan me heqjen e statusit të dëshmorit të vëllait për punësime

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka folur për shumë çështje të kësaj ndërmarrjeje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me PTK dhe Vala.

Ai ka përmendur shumë emra që sipas tij kanë bërë keqpërdorime brenda kësaj ndërmarrjeje.

Ndër ta, ai tha se Ish-kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku ia kishte dërguar dy vetë për punësim në PTK.

Po ashtu sipas tij, për punësimin e tyre ishte shantazhuar nga Mulaku, i cili sipas Haxhës i ka thënë se do t’i hiqej statusi i dëshmorit vëllait të tij, Bahri Haxhaj.

https://kallxo.com/shyqyri-haxha-deputetes-me-ke-thane-me-punesu-dike-ne-telekom/