D.H. fcb

Daut Haradinaj për ushtrinë: Kosova është me fat që e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së re kërkon edhe mbështetje financiare.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova i ka siguruar të gjitha parametrat e parapara për zhvillimin e FSK-së, rrjedhimisht, buxheti është i siguruar.

Sipas tij Kosova po siguron një ushtri të shekullit 21 me standard të NATO-s.

Postimi i Daut Haradinajt në Facebook:

Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare. Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj të ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar. Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATOS. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA.