Daçiq: Veprimet e njëanshme sjellin paqëndrueshmëri

Ministri i jashtëm Serbë, Ivica Daçiç ka folur për vendimet e njëanshme ndërkombëtare gjatë konferencës së ministrave të jashtëm sot në Vjenë, duke thënë se ato nuk sjellin qëndrueshmëri në zgjidhje gjatë proceseve.

“Sot, shohim se vendimet e njëanshme në rrethanat ndërkombëtare çojnë në paqëndrueshmëri të rrezikshme, duke krijuar një dëm kolateral”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë serb dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Vjenë, sot, raporton Tanjug.

Sipas tij, një qasje shumëpalëshe në zgjidhjen e problemeve është instrumenti me të cilin veprimet arbitrare, të cilat mund të kenë efekte afatgjata, mund të shmangen.

Një ndër temat kyçe të komentuara sot në Vjenë nga ministrat e jashtëm ë BE-së ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe çështja e kufijve të tyre.