Parashikimi i motit

Çfarë Moti do të Kemi në Ditët e Ardhshme

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 e 33 gradë Celsius.

Të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal.

Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës.

Më tej nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s. /21Media