Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2016

BIRN dhe Internews Kosova Publikojnë Raportin e Monitorimit të Gjykatave

Ky raport sjell të gjetura faktike të nxjerra nga monitorimi i më shumë se 600 seancave gjyqësore në 26 gjykata të vendit gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.

Fokusi kryesor i këtij raporti është trajtimi i rasteve të paraburgimit dhe dënimeve alternative. Në këtë drejtim, BIRN dhe Internews Kosova në raste konkrete kanë gjetur dështime të policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

Pjesë e këtij raporti do të jenë edhe disa analiza të veçanta nga monitorimi i gjykatave dhe të gjetura të tjera teknike të cilat BIRN dhe Internews Kosova i ka identifikuar gjatë vitit 2016.

Në këtë konferencë do të flasin Faik Ispahiu, Drejtor i Internews Kosova; Jeta Xharra, Drejtoreshë e BIRN Kosova; Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë; Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit; Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial.