Biblioteka ‘Fan Noli’ në Gjilan shënon 80 vjetorin

Biblioteka e qytetit të Gjilanit, “Fal Noli” shënon të mërkurën, më 19 shtator  2018, 80 vjetorin e themelimit të saj

Në këtë përvjetor do të përkujtohen edhe atë që kontribuan për zhvillimin kulturor të qytetit të Gjilanit, ndër ta edhe Enver Tali, për të cilin do të hapet një ekspozitë dhe prezantimi i bibliotekës së tij personale e cila i është dhuruar bibliotekës “Fan Noli”

Si një ndër institucionet më të vjetra kulturore të Qytetit të Gjilanit, biblioteka “Fan Noli” funksionon në kushte të mira dhe një lexueshmëri mjaft të kënaqshme.

“Përveç kësaj, presim që nga viti i ardhshëm të funksionalizohet katalogu elektronik dhe të fillohet me dixhitalizimin e një pjese të fondit të posaçëm që është më i përdorshëm dhe me interesant për publikun”, ka thënë drejtori i Bibliotekës së Gjilanit Qazim Azizi,  për Kallxo.com.