Kuvendi i Kosoves - FSK

Berisha kërkon votën e deputetëve për Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që pa dallime partiake të miratojnë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Hartimi dhe procedimi i Projektligjit është bërë në kuadër të normave aktuale Kushtetuese, ashtu që ky parasheh që të bëhet riorganizimi dhe kalimi i FSK-së në Ministrinë  Mbrojtjes në kuadër të qeverisë, me qëllim të mbikëqyrjes së FSK-së. Struktura  e mbrojtjes të ketë strukturë në përmbushjen e përgjegjësive të saja. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personali ushtarak i FSK-së”, tha Berisha.