BB: Pandemia e rrudhi rreth 9% ekonominë, pritet të rritet varfëria

Për shkak të pandemisë, ekonomia e Kosovë për sivjet pësoi rënie rreth 9 për qind, duke ulur kështu eksportin dhe imvestimet.

Sipas raportit më të ri për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar sot nga Banka Botërore, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 8.8 për qind në vitin 2020.

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit. Qeveria është përgjigjur shpejtë duke siguruar përkrahje për firmat dhe punëtorët, megjithatë punësimi pritet të ulet ndërsa varfëria të rritet.

Remitencat në rritje pritet të zbusin ndikimin e tkurrjes ekonomike. Rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadalshme se sa është parashikuar më herët, meqenëse pandemia po zgjat më shumë se sa pritej, duke penguar kështu rritjen ekonomike në vitin 2021.

Ditë më parë, një vlerësim për rënie ekonomike pati edhe Agjencia e Statistikave te Kosovës.

 

Pandemia përmbysi shifrat, shënohet rënie e ekonomisë